Milani, 30 milion për Hamsik


Kampioni i ri Italian, Milani është duke përgatitur një super-ofertë për superyllin e Napolit, Marek Hamsik.La Gazzetta dello Sport tregon se Hamsik është njëri ndër lojtarët kryesor që do të kërkohet nga Allegri dhe Adriano Galliani gjatë këtij afati kalimtar veror.

23 vjeçari kishte një sezon impresiv me Napolin në këtë sezon dhe për këtë arsye ai ka tërhekur vëmendjen e Milanit i cili është i gatshëm të bëj një ofertë prej 30 milion euro për të.

Raportohet se bosat e dy klubeve do të takohen në fund të kësaj jave për të biseduar rreth këtij transferimi.



(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment