Mexes: Me Milan për katër vjet

Mbrojtësi francez Philippe Mexes ka bërë të ditur personalisht se tashmë është një lojtar i klubit kuqezi, Milan.

“Mund ta zyrtarizoj. Jam me efekt të plotë një lojtar i Milan për katër sezonet e ardhshme”, ka deklaruar francezi.

“Jam i lumtur që kam hyrë në këtë skuadër, një ndër më të mëdhatë në Itali dhe në botë. Jam krenar, sidomos kur shoh fanelën e re me trofeun”, është shprehur ai.

Mbrojtësi francez, deri më sot me klubin e Roma-s, ndodhet aktualisht në Tuluz për t’u rehabilituar pas dëmtimit në ligamentin e gjurit të majtë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment