Meta: 120 mijë zemra rrahin për LSI në vend

Meta: 120 mijë zemra  rrahin për LSI në vendTIRANË- Kreu i LSI, Ilir Meta deklaroi se në të gjithë vendin LSI ka arritur një rezultat impresionues, ndërkohë që theksoi se në të gjithë vendin LSI ka marrë rreth 120 mijë vota, rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë.
“Do dëshiroja në rradhë të parë të falënderoja qytetarët për manifestimin e shkëlqyer dhe për vullnetin e tyre të lirë duke u sjellë në mënyrë europiane. Dëshiroj në mënyrë të vecantë të falenderoj ata që votuan LSI, me rezultatet paraprake numri i votuesve po shkon drejt 120 mijëve. Ky është rezultat impresionues rreth 40 mijë vota më shumë se zgjedhjet e mëparshme. Falënderim për qytetarët e Tiranës, ku numri i zemrave që rrahin për LSI është rreth 21 mijë të numëruara deri mbrëmë”,- deklaroi kreu i LSI.

Gjatë fjalës së tij Meta duke shprehur mirënjohjen e tij për numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit që asistuan në procesin e 8 majit, një falenderim të vecantë i dërgoi edhe fituesve të koalicionit të Aleanca për të Ardhmen.

“Dua të falenderoj të gjithë kandidatët tanë, komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit të cilët bënë që 8 maj të futej si një nga arritjet më të mëdha si dhe të gjithë kryetarët fitues të LSI në Tiranë dhe kryetarëve të bashkive dhe komunave në rrethe . Një urim shkon dhe për kandidatët fitues të Aleanca për Ardhmen dhe shpresojmë që votën e tyre ta investojmë për të mirën e kryeqytetit”,- theksoi Meta.

Duke e cilësuar rezultatin e LSI në kryeqytet si impresionues Meta deklaroi se ky ishte rezultat më i mirë se në zgjedhjet e shkuara, ndërkohë që theksoi faktin se ky është tregues që kjo forcë politike është përcaktuese në zgjedhje dhe jo fakti se më kë ajo është në koalicion.
“Nuk u ndala në kryeqytet se është Tirana dhe se rezultati i LSI në Tiranë është ipresionues dhe rezultati më i miri i arritur ndonjëherë pasi është 200 mijë vota më shumë se kur ishim në koalicion me PS dhe 2 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e mëparshme, dhe kjo tregon se përcaktuese nuk është se më kë LSI është në koalicion, por votat e saj.”,- përfundoi fjalën e tij kreu i LSi, Ilir Meta.

(BalkanWeb.COM)

No comments:

Post a Comment