Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Në kohën moderne meshkujt gjithnjë e më shumë po harrojnë artin e të bërit për vete të një femre, ndërsa kjo është një nga arsyet kryesore pse po zhduket romantika.

Vitet e fundit, meshkujt gjithnjë e më rrallë u blejnë dhurata partnereve të tyre, si dhe gjithnjë e më rrallë po i befasojnë ato me ndonjë akt të këndshëm. Sipas një hulumtimi, shumica e femrave në Britani të Madhe kanë pohuar se thuajse për një vit nuk kanë pranuar dhurata nga personat e dashur.

Po ashtu, thuhet se kohëve të fundit meshkujt gjithnjë e më rrallë dhurojnë lule, ata nuk janë të gatshëm të përgatisin ndonjë ‘eveniment’ për të dashurat e tyre dhe janë shumë më pak romantikë.

Sipas rezultateve të një studimi të realizuar në Britani të Madhe, një nga dhjetë meshkuj të moshave nën 25-vjeç ka pohuar se i ka dhuruar partneres së vet një dhuratë, e cila nuk i ka hyrë në punë. Studimi ka treguar, po ashtu, se më shumë se gjysma e femrave paguajnë shpenzimet në takimin e parë, dhe se vetëm 3 % e femrave harrojnë përvjetorët ose ndonjë datë rëndësishme, në raport me 10 % të meshkujve që i harrojnë këto data.

Ekspertët pohojnë se dhuratat, të cilat konsiderohen si gjëra të vogla në një lidhje serioze, megjithatë janë shumë të rëndësishme. Sipas tyre, cilëndo befasi që partneri e përgatit, ajo ofron romancë, nxit pasion dhe ia shton jetëgjatësinë dashurisë.



/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment