Merr formë rezultati në Elbasan, Sejdini kryeson me 7179 vota

Beteja për qytetin e Elbasanit gradualisht po merrë formë, pasi në vazhdimësi, kandidati i Partisë Socialiste Qazim Sejdini ka qenë në avantazh, duke kryesuar ndjeshëm ndaj kandidatit të “Aleancës për qytetarin”.
Sakaq sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve raportohet se nga 96 kuti, të numëruara janë 86 të tilla dhe kandidati i maxhorancës Durim Hushi, mban 15800, ndërsa Qazim Sejdini i socialistëve kryeson duke mbajtur 22979 vota.
7179 vota është diferenca mes tyre në favor të kryebashkiakut aktual të Elbasanit, i cili sipas gjasave do të drejtojë qytetin edhe në katër vitet e ardhshme

(noa.al)

No comments:

Post a Comment