Merkel kundër ristrukturimit të borxhit për Greqinë

FRANKFURT Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër një ristrukturimi të borxhit grek, ndryshe nga ministri i saj i Financave, shprehet e përditshmja gjermane "Bild" e ditë së sotme.

Dje, gjatë një diskutimi për Evropën me nxënësit e shkollës Sophie-Scholl në Berlin, Merkel mbrojti idenë e ndihmës që duhet t'u jepet vendeve në vështirësi të zonës euro dhe përjashtoi mundësinë e një ristrukturimi për Greqinë ose për vende të tjera evropiane përpara 2013-s, bëri të ditur "Bild" e cila nuk e citon drejtpërdrejt kryetaren e qeverisë gjermane.

Të dielën në mbrëmje ministri i saj i Financave Wolfgang Schäuble është shprehur se parashikon t'i jepet Greqisë një zgjatje e afatit të rimbursimit të borxhit të saj me kusht pjesëmarrjen e kreditorëve privatë, ose për një formë ristrukturimi të butë.

Ministrat e Financave të zonës euro të mbledhur dje në Bruksel ranë dakord për një ndihmë tjetër Greqisë, në formën e huave ose të dhënies së një afati më të gjatë për shlyerjen e borxhit.

Kryetari i grupit të tyre, Jean-Claude Juncker përmendi mundësinë e dhënies së një afati shtesë për shlyerjen e borxhit grek.

(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment