Media: Kroacia anëtare e BE prej 1 korrikut 2013

 
Gazeta "Jutarnji list" e Zagrebit njoftoi se Kroacia do të përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në verën e këtij viti dhe do të jetë anëtare e bllokut të 27 vendeve prej datës 1 korrik 2013.

Duke paralajmëruar takimin e përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare në BE në Bruksel, gazeta theksoi dje se këto shtete do të diskutojnë për përfundimin e negociatave, por edhe për një datë për anëtarësimin e vendit të vogël ballkanik në BE.

Vlerësimin për kapitullin e drejtësisë KE-ja do ta bazojë në raportin e qeverisë kroate si dhe në atë të misionit të KE-së, i cili para një jave qëndroi në Kroaci.
Gazeta bën të ditur edhe deklarata të diplomatëve të BE-së, sipas të cilëve po shkohet drejt përfundimit të negociatave në qershor ose në korrik.

Sipas vlerësimeve të KE-së, në vitin e parë të anëtarësimit në Union, Kroacia do të paguajë në buxhetin e BE-së 609 milionë euro.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment