McIlwham: Zgjedhjet lokale, tepër të rëndësishme

Ambasadorja Britanike në Tiranë, Fiona McIlwham deklaroi se realizimi i zgjedhjeve të suksesshme lokale në Shqipëri, kalimi i tyre me profesionalizëm dhe integritet janë jetike për të ecur në mënyrë të vendosur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një njoftim për mediat në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit, diplomatja theksoi se votimet janë mundësi e rëndësishme për shqiptarët që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të vendosin për politikat vendore.

"Zgjedhjet janë një mundësi për zyrtarët, politikanët, komisionerët dhe policinë që të punojnë së bashku për të mbështetur qytetarët e tyre dhe një proces pozitiv e transparent. Këto zgjedhje janë edhe një mundësi për Shqipërinë për të forcuar më tej përparimin e saj si një komb demokratik evropian. Unë shpresoj se Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi", thuhet në njoftimin e ambasadores.


No comments:

Post a Comment