Mbyllet numërimi tek Njësia nr 1, fiton Edi Rama

KZAZ nr 49 që përfshin Njësinë Bashkiake nr 1 në Tiranë bëhet e para ku mbyllet procesi i numërimit të votave.
Korrespondentja e agjencisë NOA raportoi para pak çastesh se në këtë KZAZ pati gjithsej 18902 vota.
Ndër to kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama ka fituar 9706 vota kurse kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha, 9196 vota.
Në këtë mënyrë Edi Rama shpallet fitues duke dominuar me 510 vota ndaj Lulzim Bashës.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment