Mblidhet KQZ, Gjonçaj: Të certifikohet rezultati Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sërish pasditen e sotme për të diskutuar mbi procesin zgjedhor në Tiranë dhe për kërkesat ankimore të depozituara nga individë dhe subjektet politike në këtë institucion.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste pranë KQZ-së, Genc Gjonçaj kërkoi nga ky institucion certifikimin e rezultatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, pasi sic tha ai, këtë rezultat e dinë të gjithë shqiptarët dhe vonesat janë absurde.

Zoti Gjonçaj përmendi edhe fletëtvotimet për kryetarë të bashkisë të gjetura në kutitë ku është votuar për këshillin bashkiak, këshillian e njësisë bashkiake apo për kryetar të njësisë bashkiake të cilat sipas tij po tentohen të numërohen si të vlefshme nga përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së në disa KZAZ.

Gjoncaj denoncoi edhe atë, që ai e quajti një absurditet, kur tashmë është përfunduar numërimi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, përfaqësuesit e PD dhe LSI në KZAZ-në numër 49, që përkon me Njësinë 5, pengojnë përfundimin e procedurave dhe shpalljen e rezultatit.

“Cështja e Tiranës, është problem i atyre që pranojnë apo nuk pranojnë rezultatin në Tiranë. Kam depozituar një kërkesë në KQZ. Bëhet fjalë për një situatë absurde dhe të patolerueshme në KZAZ-në 49. Kjo KZAZ nuk ka përfunduar tabelën. Bllokohet procesi nga komisionerët që nuk pranojnë të certifikojnë atë cka është numëruar”, tha zoti Gjonçaj.

Por pretendimi i përfaqësuesit socialist u hodh poshtë nga kreu i KQZ-së, Ristani i cili tha se KZAZ është kompetente për të manaxhuar punën në qendrën e numërimit. Për cdo ankesë, subjektet e interesuara duhet të cojnë ankimim në KQZ.

Përfaqësuesi demokrat në KQZ, Njazi Kosovrasit tha se duhet të hiqet dorë nga ushtrimi i presionit për certifikimin e rezultatit, pasi sipas tij, kjo do të thotë të mos njohësh KQZ-në dhe Kolegjet Zgjedhore si institucione.

Më tej puna e KQZ vijoi me pranimin ose jo të kërkesë-ankimimeve të paraqitura nga subjektet politike. Debat pati lidhur me afatin e ankimimit të kërkesës numër 60 të Partisë Socialiste që pretendohej se ishte dorëzuar jashtë afatit prej 24 orësh.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment