Maqedonia mbushet me paralajmërime: 21 maji është Dita e Gjykimit

Postera e parulla që shpallin 21 majin si Ditën e Gjykimit kanë mbushur Maqedoninë, duke detyruar policinë të hyjë në aksion duke marrë në pyetje dy persona.
Zëdhënësi i policisë i tha Balkan Insight se ata reaguan pasi shumë njerëz po ankoheshin nga posterat.

Një evangjelist amerikan, i quajtur Harold Camping, që ka në pronësi Radion Familja, një rrjet i madh transmetimesh kristiane në SHBA, thotë se përllogaritjet e tij matematikore, bazuar në Bibël, tregojnë se Dita e Gjykimit do jetë më 21 maj, pesë muaj përpara se bota të shkatërrohet.

Disa ditë më parë në Shkup, një grup njerëzish që i përkasin Radios Familja kanë shpërndarë fletushka e postera duke paralajmëruar njerëzit se po afron fundi.

Këta persona kanë marrë paralajmërim nga policia. Ata nuk janë maqedonas, por të huaj.

Kamping kishte paralajmëruar edhe në shtator të vitit 1994 se do vinte fundit i botës.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment