Mango me mbi 500 opsione të reja për Windows Phone.

Përmisimet më të reja të Windows Phone – Mango do të kënë mbi 500 opsione të reja, tha drejtori gjeneral i Microsoft, Stiv Ballmer, para programerëve japonez, duke premtuar se më shum informacione për Mango do të tregohen në ngjarjen në Nju Jork.


“Filluam me Windows Phone një vit më vonë pasi unë kisha dëshirë. Turp për neve. Por vazhduam në mënyrë shum aktive përpara. Nisëm Windows Phone nëntorin e kaluar, prezentuam pjesë të përmisimeve; dhe publikuam se do të shfaqet në tregun Japonez këtë vit. Kjo jo vetëm që është një publikim më i gjerë, por shtuam dhe mbi 500 opsione të reja në Windows Phone.”

Numri i risive me të vërtetë duket impresive, edhe pse mund të thuhet se Stiv Ballmer këtë e përdorë pak më shum si marketing, sepse ka disi risi të mëdha dhe disa përmisime të vogla. Ajo çfar për momentin është pjesë e përmisimeve tek Mango, është se do të përfshijë, multitasking, IE 9, Windows Live Messenger, Twitter integrim dhe imell-biseda e cila do të ketë akses në faqen kryesore, së bashku me RSS feeds.

(itshqip.com)

No comments:

Post a Comment