Malaga ia mësyn Van Nistelrooyt


Klubi spanjoll Malaga shpreson që ta transferojë sulmuesin pa kontratë, Ruud van Nistelrooy, i cili gjatë verës do të largohet nga Hamburgu.


Veterani holandez e kishte paralajmëruar rikthimin në atdhe, por udhëheqësit e Malagas shpresojnë që ta bindin 34 vjeçarin të kthehet në kampionatin spanjoll, ku luajti me Real Madridin.

Sipas të përditshmes spanjolle As, ish futbollisti i Manchester United e ka vizituar personalisht klubin spanjoll, me të cilin i ka filluar negociatat. Përpos Nistelrooyt, klubi andalusian e kërkon edhe mesfushorin e Valencias, Joaquin.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment