Majko: KQZ-ja të publikojë sa më shpejt rezultatin për Tiranën

Partia Socialiste i bëri thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të publikojë sa më shpejt rezultatet e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës.
Në emër të PS-së deputeti Pandeli Majko i bëri gjithashtu thirrje publikut që të ndjekë me qetësi përfundimin e procesit zgjedhor.

Më tej deputeti Majko paraqiti para mediave edhe procesverbalin e KZAZ-së numër 49 sipas së cilit kutia e fundit me numër 1854/1 i jep fitoren Edi Ramës ndërsa shtoi se PS disponon dokumenta që flasin qartë për këtë fitore duke pasur të gjitha statistikat dhe tabelat përmbledhëse.

“Koha nuk pret dhe gjithë të majtë dhe të djathtë jemi të lodhur. Ka ardhur koha t`i jept fund lojrave tani fjalën e ka ligji. PD-ja duhet të respektojë firmat e komisionerëve të saj. Po flas mbi bazën e dokumentave ligjorë dhe kjo histori të mbyllet” theksoi Majko.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment