Lulet e padëshiruara në dhomën e ditës

 
Gabimi më i shpeshtë me rastin e zgjedhjes së luleve për dhomën e ditës janë lulet e thata. Ato kryesisht janë buqete të cilat i marrim si dhuratë dhe i ruajmë, sepse kanë vlerë sentimentale.

Lulet e thata janë të pajetë, të vdekura dhe nuk kanë energji, andaj nuk e kanë vendin në hapësirën ku jetojmë. E vetmja lule e thatë e dëshirueshme është livanda, e cila thahet, paketohet në qese të vogla basme apo grihet dhe vendoset në enë qelqi. Aroma e saj e këndshme ndikon pozitivisht në relaksimin e njerëzve të shtëpisë.

Gabimi tjetër janë kaktuset atraktivë dhe ekzotikë të cilët na joshin me format e llojllojshme të tyre, me madhësinë dhe me mënyrën e lulëzimit. Mirëpo, të gjitha lulet me ferra dhe gjilpëra janë të padëshirueshme. Kjo gjithashtu ka të bëjë edhe me lulet të cilat kanë gjethe në formë shpate, të mprehta, si p.sh. palma. Ato me “shigjetat” e tyre në hapësirën ku banojmë lirojnë vibracione dhe energjinë e hapësirës e bëjnë të duket agresive.

Pastaj, lule bonsai ndikon jashtëzakonisht dëmshëm në cilëndo hapësirë banimi, sepse është bimë e madhe, dru i madh në pamje miniaturale. Në listën negative janë edhe të gjitha llojet e palmave, agava, druri i jetës (Yucca), dracaena, diffenachia (për shkak të fletëve helmuese), pastaj lulet që degët i lëshojnë teposhtë, sepse simbolizojnë rënie, prapambetje. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment