LSI: Numërimi, presione politike

Nënkryetarja e LSI-së, Nora Malaj në një prononcim për shtyp ka theksuar se LSI-ja është kundër presioneve politike që po i bëhen proçesit të numërimit. Këtë deklaratë ajo e ka bër teksa ka ka përshëndetur raportin paraprak të OSBE-ODIHR-it dhe rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet lokale të 8 majit.


“LSI mbështet raportin dhe të gjithë rolin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR. LSI është kundër të gjitha propozimeve dhe presioneve që bien në kundërshtim të propozimeve të OSBE-ODIHR. Thirrjet dhe apeli ndaj qytetarëve për të shkuar e mbrojtur votat e tyre është në kundërshtim me parimet demokratike”, tha Malaj.

“LSI duke qenë e angazhuar të komunikojë pozitivisht duke respektuar standardet institucionale, fton të gjitha trupat zgjedhore të vijonë proçesin dhe fton qytetarët të mos bien pre e presioneve të partive politike”, theksoi Malaj.





/albeu.com/ 

No comments:

Post a Comment