Lorik Cana ndahet nga Adelina Tahiri

Një nga lidhjet e fundit të Lorik Canës ka qenë edhe romanca me këngëtaren 18-vjeçare Adelina Tahiri. 
Ndryshe nga herët e tjera, kur ishte Loriku ai që largohej nga femrat, këtë radhë historia është më ndryshe, është pikërisht këngëtarja Tahiri ajo e cila ndahet nga Cana. Arsyet e sakta ende nuk dihen, por këngëtarja në një intervistë televizive ka theksuar se nuk mund të jetë në lidhje me dikë që ka tjetër lidhje. Adelina nuk ka rënë poshtë dhe nuk ka pranuar lidhjen me Canën, por vetëm ka thënë: “Nuk mund të them se kam qenë në lidhje dhe nuk mund të jem në lidhje me dikë që ka lidhje të dyfishtë. Gjithashtu, “Panorama plus” zbulon gati të gjithë historinë e dashurisë së tyre, e cila nuk zgjati shumë, afera, kërcënime dhe shumë gjëra të tjera.

ANGLEZJA DHE DY KOLEGË TË ESTRADËS E KËRCËNUAN ME SMS

Edhe për kërcënimet që i janë bërë Adelinës gjatë lidhjes me Canën, kemi shkruar, por cili e kërcënonte këngëtaren mbeti mister, gjithsesi po zbulojmë disa detaje interesante. Duke u bazuar në rrëfimin e një të afërmi të Adelinës, këngëtarja ka kaluar në një situatë tepër dramatike, pasi nga të katër anët ka pasur kërcënime. “Që nga fillimi i vitit të ri, Adelina është traumatizuar me sms kërcënuese. Fillimisht ka qenë Xhema ajo që e ka kërcënuar Adelinën përmes profilit në Facebook.
“Xhema rreth të 40-ave, është e fejuara e Lorikut në Angli”, thekson për gazetën një burim anonim. Të gjithë në Kosovë e kanë ditur se Adelina dhe Loriku kanë qenë në lidhje, pasi çifti ka shëtitur dorë për dore nëpër lokalet e Prishtinës. Pikërisht gjatë qëndrimit në një lokal, ata kanë parë se si disa persona kanë shpuar gomat e veturës së Lorikut, ndërkohë që futbollisti nuk ka mundur të bëjë asgjë. Më vonë, Adelina Tahiri zbulon disa numra celulari nga të cilët i kanë ardhur asaj mesazhe kërcënuese. Dy kolege të estradës, të cilat në njërën anë i kanë dhënë këshilla se si duhet ta menaxhojë një lidhje dashurie, në anën tjetër së bashku me familjarët e bashkëpunëtorët e tyre kanë kërcënuar në mënyrë të pamëshirshme këngëtaren Tahiri.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment