Lopez turpërohet për shkak të një videoje nga e kaluara

Jennifer Lopez është skuqur kur prezantuesi Jay Leno ka lëshuar një klip, ku ajo paraqitet si valltare ndihmëse për grupin “New Kids on the Block”.

Këngëtarja dhe aktorja ishte mysafire programit të “The Tonight Show With Jay Leno”, i cili e vuri në një pozitë të pakëndshme duke lëshuar një video ku ajo paraqitej me xhinse dhe xhaketë duke vallëzuar për grupin e djemve.

Sido që të jetë, 41-vjeçarja ka shpjeguar se asokohe kishte qenë një arritje e madhe për të që të ishte në skenë bashkë me “New Kids on the Block”.

“Puna ime e parë ishte në Evropë që ishte e rëndësishme dhe kur u ktheva u angazhova si valltare përcjellëse e ‘New Kids on the Block’. E mora këtë punë për të vallëzuar për ta në ‘American Music Awards’ dhe ishte një punë e madhe. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë”, ka shpjeguar J. Lo.

/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment