Lojrat Olimpike Speciale, Topi: Mesazh tolerance.

 
TIRANË- Kreu i shtetit, Bamir Topi ka përshëndetur sot startimin e “Lojrave Olimpike Speciale 2011”, të cilat kanë për synim dhënien e mbështetjes ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale përmes integrimit të tyre në aktivitetet social-sportive, duke e cilësuar atë një mesazh kuptimplotë tolerance për kohën që kalon vendi.

Flaka Olimpike që simbolizon hapjen e këtyre lojrave, u ndez në orën 11.00 në selinë e Presidencës nën kujdesin dhe praninë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe do qëndrojë e ndezur në datat 23-25 Maj në ambientet e Universitetit të Sporteve në Tiranë, ku do të zhvillohen aktivitetet sportive dhe garat mes tyre.

Në fjalën e tij, Topi përgëzoi vullnetin e treguar nga pjesëmarrësit, familjetd he trajnerët. Sipas tij, parakalimi në bulevard është shprehja më kuptimplotë e humanizmit dhe tolerancës për të cilën më shumë se kurrë është e nevojshme.

“Shqipëria ka progresin dhe problemet e saj, por ju këto ditë do ta ktheni në dominancë për të cilën shoqëëria shqiptare ka shumë nevojë, tolerancë, mirkuptim dhe gjithpërfshirje”- tha ai.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment