Laurent Blanc në telashe

Fati i selektorit të kombëtares franceze, Laurent Blanc, është i paqartë pas shpërthimit të një skandali me ngjyra racore.
Futbollisti nga Senegali, Patrick Vieira, u bëri jehonë kritikave pas pohimeve se Blanc dhe disa zyrtarë të lartë të futbollit francez kanë diskutuar për aplikimin e kuotës për të kufizuar numrin e futbollistëve me shtetësi të dyfishtë. Raportohet se kanë filluar dy hetime të ndara të Federatës së Futbollit të Francës për t'i hetuar pretendimet.

No comments:

Post a Comment