Lapsusi i Bill Clinton, Malin e Zi e quan Maqedoni.

Ish presidenti amerikan Bill Clinton vlerësoi të dielën në Beçiq se; regjioni i Ballkanit “duhet domosdo të vazhdojë të kërkojë mundësitë” që të integrohet në Europë, dhe njëherit “të punoj në integrimin intern”.


Clinton në konferencën “Iniciativa e Ballkanit për përforcimin e shoqërive të Europës juglindore”, theksoi ndër varshmërinë e botës së sotme dhe nevojën e rrjetëzimit të saj ”për të nxitur forcat pozitive të integrimit”, që do të merreshin vesh për sfidat globale të cilat sipas tij, janë pabarazia, jostabilieti dhe ndryshimet klimatike.

Në këtë kontekst Clinton me tjerash theksoi se ideja e “rrjetit Ballkanik” ishte “e pazëvendësueshme” kur ai para 18 vjetëve ka dhënë betimin për presidentin amerikan” dhe vlerësoi se ”është mirë që në regjion po e njohin rëndësinë e rrjetëzimit”.

Ish presidenti amerikan në fund të paraqitjes së tij bëri lapsus, sepse Malin e Zi, duke i parashikuar perspektivë të bukur e quajti Maqedoni.


(infosot.com)

No comments:

Post a Comment