Lajmi për vdekjen e Adelina Ismailit, 500 mijë euro gjobë shpifësit.


Pak ditë më parë është shkruar për një ngjarje goxha “të rëndë”, që ka cenuar këngëtaren e njohur kosovare, Adelina Ismaili.
U tha se hitbërësja e “Tribalb” kishte vdekur. “Adelina paska vdekur, Adelina është ringjallur. Kështu shkruan një gazetë online”, është shprehur zëdhënësja e Adelinës, Rudina Idrizaj, duke shtruar pyetjen se çfarë meriton media që e ka publikuar këtë gënjeshtër. “Çfarë meriton kjo gazetë! Menduam dajakun, por s’kemi kohë.
Menduam reagimin, nuk ia vlen. Menduam gjyqin, pasi është mirë të pasurohesh nga gënjeshtarët. Dënimi që i pret është të paktën 500 mijë euro”, - ka saktësuar Idrizaj.



Duket që Adelina, e cila së fundmi ka njoftuar se do të kryejë një sërë koncertesh edhe në Amerikë, është acaruar shumë me këtë lajm, pasi dihet që me emrin e saj gazetat shtojnë tirazhin e shitjeve dhe numrin e lexuesve. Fansat janë trembur pa masë dhe kanë kërkuar me shpejtësi të informohen për shëndetin e këngëtares së tyre të preferuar, e cila është shëndoshë e mirë.












(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment