LAC, POGRADEC, BERAT, SHKODËR, FIER, KAVAJE, VLORE E DURRËS, JA REZULTATET PARAPRAKE

Ora 01:10- Vijon numërimi dhe në këto orë të vona të mbrëmjes në disa Bashki të tjera të vendit ku PS kryeson.Në Lac janë numëruar 15 nga 20 kuti votimi gjithsej ku PS ndodhet në avantazh me 3 904 vota kurse PD me 2 377 vota.
Në Pogradec janë numëruar 21 nga 28 kuti në total ku rezultati deri tani është PS 5 765 vota kurse LSI 4 277 vota.
Në Durrës vijon numërimi I votave ku janë numëruar vetëm 25 kuti nga 165 kuti. Rezultati deri tani është PS me 5640 vota kurse PD me 5477 vota.

Në Berat janë numëruar 38 kuti nga 74 në total nga ku rezultati deri tani është 5 712 vota për PS, kurse PD me 5 270 vota.

Në Shkodër janë numëruar 15 kuti nga 95 në total nga ku PS ka marrë 2 023 vota kurse PD me 3 323 vota. Në Shkodër në KZAZ numër 40 është mbyllur procesi i numërimit të votave për sot dhe do të nisë rinumërimi të martën paradite.

Ne Fier jane numeruar 40 kuti nga 83 ne total ku PS ka marre 7 973 vota kurse PD 5 638 vota.

Ne Kavaje jane numeruar 19 kuti nga 30 gjithsej nga ku PS ka 3705 kurse PD 3285.
Ne Vlore jane numeruar 39 nga 86 kuti ne total ku PS ka marre 11610 vota kurse PD 9383.
(ballkanweb.com)

No comments:

Post a Comment