Ky është “bunkeri” i Obamës.(VIDEO)


“The Beast” ose “Bisha” është limuzina e zezë e blinduar e Presidentit amerikan e markës Cadillac, me të cilën ai udhëton i shoqëruar nga të paktën një autokolonë prej 20 makinash dhe dhjetëra motoçikletash të policisë.


Duke marrë shkas nga vizita e Obamës në Britaninë e Madhe, e përditshmja “Daily Mail” paraqet “The Beast”, fortesën e lëvizshme të presidentit amerikan.

Ndër karakeristikat e teknologjisë së lartë përmendet trashësia prej 12,5 centimetrash, gomat kompakte, xhame antiplumb, ambientet e brendshme tërësisht të blinduara në rast sulmi kimik. Përmban edhe pajisje për komunikim elektronik.
Duke ekzaminuar me hollësi automjetin sipas kompanisë prodhuese General Motors, makina e Obamës mund të përballojë edhe sulm me raketë.



Ndërsa përsa i përket gomave ato janë të përforcuara me rrota çeliku në mënyrë që udhëtimi të vazhdojë pavarësisht kushteve ekzistuese. Gjithashtu përmban aparatura dhe kamera për vëzhgim në errësirë, armë automatike dhe gazlotsjellës.








(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment