Kuvendi merr “ultimatum” nga ministrja Çitaku

Kuvendi i Kosovës muajin e kaluar ka marrë një “ultimatum” prej ministres për Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, që deri më 1 shtator t’i miratojë 49 ligje.

Në një shkresë që Çitaku e ka dërguar në organin ligjbërës të shtetit, është thënë se deri në fillim të shtatorit duhet të përfundojnë të gjitha obligimet dhe reformat e parapara me Raportin e progresit të vitit 2010 dhe me dialogun e Procesit të Stabilizim-Asociimit.

“Duke njohur rëndësinë e procesit të integrimit evropian dhe faktin që deri më 1 shtator na ndajnë më pak se pesë muaj, dëshiroj t’ju komunikoj një listë të obligimeve kyç që i përkasin institucionit tuaj (Kuvendit v.j). Zbatimi i këtyre obligimeve do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, si dhe në prezantimin e institucionit tuaj në Raportin e progresit 2011”, thuhet në shkresën e Çitakut.

Mirëpo deputetët e Kuvendit konsiderojnë se ministrja Çitaku nuk ka autoritet as për t’ia përcaktuar e as për t’ia bërë me dije Kuvendit obligimet e tij. Burime brenda Kryesisë së Kuvendit e shohin këtë veprim të saj si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Kuvendit.



 /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment