Kriza greke ul vlerën e euros

Euro ka rënë me më shumë se 1 për qind ndaj dollarit, pas lajmeve se Greqia po shqyrton mundësinë e braktisjes së monedhës së përbashkët.

Revista gjermane “Der Spiegel” raporton se një takim u zhvillua të premten, në të cilin u diskutua mundësia që Greqia të përdorë sërish valutën e saj.

Megjithatë, ky opsion është përgënjeshtruar me rreptësi nga Athina zyrtare dhe më pas nga Gjermania. Gjithësesi, vetëm më vonë u konfirmua se ministrat nga pesë vende të eurozonës ishin takuar në Luksemburg.

Përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës dhe Greqisë thuhet se kanë diskutuar cështje të brendshme të BE, përfshirë këtu situatën financiare në Portugali, Irlandë dhe Greqi.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment