KQZ vazhdon numërimin, protestat vazhdojnë

Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë po vazhdon të premten numërimin e fletëve të votimit, të cilat janë gjetur në kutitë e gabuara, ndërsa deputetët e Partisë Socialiste dhe simpatizantët e saj, po vazhdojnë protestat para KQZ-së dhe në qendrat kryesore të vendit. SHBA-të i bën thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri për të respektuar procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë.

Derisa vazhdon të jetë gjendja e tensionuar në vend, policia ka rrethuar objektin e KQZ-së, për të mos lejuar të hynë ën të protestuesit.

Nga numërimi i fletëve të kontestuara, në 56 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 92 vota kundrejt 32 të akorduara për Edi Ramën.

Veç protestave, PS ka paralajmëruar se pas përfundimit të procesit të numërimi, do të shfrytëzojë të drejtën e animimit.

(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment