KQZ, shqyrton ankimimin për votat në bashkinë Poliçan

KQZ, shqyrton ankimimin për votat në bashkinë PoliçanTIRANE-KQZ nis mbledhjen me shqyrtimin e ankesave të kandidatëve të dy koalicionioneve në lidhje me pretendimet e tyre për parregullsi. Fillimisht u mor në shqyrtim ankesa e kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Policanit për parregullsi në dy qendra votimi 3578 dhe 3581.


Sipas përfaqësesit ligjor të ankuesit, Çaush Qato pretendohet se 25 fletë të deklaruara të pavlefshme nuk janë të tilla gjithashtu në qendrën e votimit me numër 3578 është bërë ndërrimi i rezultateve të votimit mes dy kandidatëve, Zotkaj, Qato.

Kështu rezultati 312 vota i janë vënë kandidatit PS, Adriatik Zotkaj, dhe që 298 votat i janë vënë Qatos, ndërkohë që përfaqësuesi ligjor pretendon të jetë e kundërta dhe rezultati me 312 vota i takon Qatos. Kandidati i Aleancës për Qytetarin kërkon rinumërimin e votave.

Ankesa e kandidatit Qato do vazhdojë të shqyrtohet të hënën.

Nje tjeter ankese ishte dhe “Aleanca për të Ardhmen” per komunën Gjinar, ku konkuronte Gani Hida, i (këtij koalicioni) kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultateve në 4 qendra votimi. Kreu i KQZ-së Ristani tha se “kërkesa nuk plotëson kriteret e nenit 124 të Kodit Zgjedhor. Personi që ka bërë kërkesën nuk legjitimohet të bëjë një ankesë dhe propozoi të mos futet në shqyrtim“. Nga votimi 5 me 1 kërkesa e koalicionit AA nuk u mor për shqyrtim.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment