KQZ rifillon mbledhjen

 
KQZ ka rifilluar para pak castesh mbledhjen për vazhdimin e numërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara.


Në seancë janë të pranishëm si komisionerët e djathtë, ashtu edhe ata të majtë, të cilët kontestojnë këtë proces.

Seanca e djeshme u mbyll rreth orës 23 me numërimin e 52 kutive, të cilat i atribuonin kandidatit të PD Lulzim Basha 80 vota, ndërsa atij të PS, Edi Rama 31.

Sot pritet të hapen 11 kutitë e mbetura nga 63 kuti në total.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment