KQZ, PD, LSI: Rama të gjobitet, bëri propagandë, debate

KQZ, PD, LSI:  Rama të gjobitet, bëri  propagandë, debateTIRANË- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se kryetari i PS-së shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propogandë. Përfaqësuesit ligjor të PD e LSI, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen me 500 mije leke gjobe te Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore. Dy përfaqësuesit e maxhorancës iu referuan deklaratës që Rama bëri menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit në njësinë nr. 7, të cilën Kosovrasti e quajti "propogandë".

“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti. Ndërkohë që fjala e tij u ndërpre nga Ristani i cili kërkoi “mos bëni fsuhatë në KQZ. Shfaqni problemin që keni vetëm kaq.“. Nga ana e përfaqësuesit socialist Gjoncaj është quajtuar një kërkesë jo e zakonshme dhe që po bëhet pasi maxhoranca është në panik me këto zgjedhje.


(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment