KQZ nis mbledhjen, numëron 38 kuti, Basha 64 vota, Rama 24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas ndërprerjes prej afro një ore të punimeve të tij, rinisi punën për shqyrtimin e fletëve të votimit të kontestuara.
Deri më tani janë hapur 38 kuti ku kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha ka marrë 64 vota, ndërsa kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Edi Rama 24 të tilla.

Sakaq jashtë KQZ, situata vazhdon të jetë e tensionuar, pasi përreth këtij institucioni trupat e policisë kanë bërë gardh, për të penguar deputetët socialistë dhe simpatizantët e kësaj force politike për të hyrë drejt këtij komisioni.

Kjo situatë është krijuar pasi nga ana e opozitës dhe simpatizantëve të saj, synohet kundërshtimi i vlerësimit të votave të kontestuara, pasi sipas tyre, ky shqyrtim po ndryshon rezultatin për garën e Tiranës.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment