KQZ, mbledhja fillon nëse largohen deputetët e PS-së.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ardi Lushi, ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka deklaruar se mbledhja e KQZ-së do të zhvillohet sapo situata të qetësohet, ç’ka nënkupton largimin e deputetëve të PS-së nga salla.

Lushi ka thënë se shkak i ndërprerjes është presioni psikologjik dhe fizik nga deputetët e PS-së.

Ndërkohë që pak minuta më parë deputetja e PS-së Vasilika Hysi deklaroi se nuk do të largohen dhe se do të jenë të pranishëm në çdo mbledhje të KQZ-së.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment