Kosovë, sot takimi i katërt Parlamentit Europian-Kosovë.

Në Prishtinë filloi sot takimi i 4-t ndërparlamentar Parlamenti Europian- Kosova. Gjatë dy ditëve do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me progresin e vendit drejt integrimit europian.

Sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi i Kosovës, delegacioni i Parlamentit Europian do të kryesohet nga Eduard Kukan, ndërsa delegacioni i Kosovës nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit.

Tema diskutimi do jenë shkëmbimi i pikëpamjeve me Qeverinë e Kosovës, Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Komisionit Europian, progresi i Kosovës drejt integrimit europian, sfidat e sistemit zgjedhor pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe reforma e kornizës ligjore që lidhet me zgjedhjet, progresi në reformat institucionale, në veçanti performanca e pushtetit lokal pas decentralizimit dhe gjendja e sistemit arsimor, forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, perspektiva ekonomike dhe sociale në kohën e krizës, proçesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimi më i gjerë rajonal.

Pas përfundimit të takimit pritet një deklaratë e përbashkët, kurse kryesuesit e delegacioneve, Krasniqi dhe Kukan do të japin një konferencë shtypi.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment