Kosova meriton të drejtë integrimi në BE


Një delegacion i lartë i komisionit parlamentar holandez për çështje evropiane po qëndron në Kosovë. Kryesuesja e këtij komisioni, Gerda Verbug të mërkurën ka zhvilluar një varg takimesh me krerët e institucioneve shtetërore të vendit.


Fillimisht janë takuar me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Komisionin parlamentar për integrime evropiane dhe atë për punë të jashtme.

Në këto takime, përfaqësuesit nga parlamenti holandez kanë shprehur gatishmëri për të përkrahur Kosovën në procesin e integrimit në BE.

Ata kanë pohuar se Kosova nuk mund të jetë i vetmi vend në rajon i sanksionuar nga Evropa, por meriton të drejtë integrimi ashtu, si dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment