Kosova dhe Maqedonia bisedojnë për regjimin kufitar

 
Të mërkurën në Shkup, në Klubin e Deputetëve, do të mbahet takimi i parë i punës rreth draft-marrëveshjes mes Maqedonisë e Kosovës për rregullimin e regjimit për kalim lokal kufitar.

Ekspertët e dy vendeve do të bisedojnë rreth draft-marrëveshjes për hapjen e vendkalimit kufitar ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve në pikën Bellanoc-Stançiq, njoftoi MPJ e Maqedonisë.

“Për vendkalimin kufitar Bellanoc-Stançiq tashmë është nënshkruar programi i fondeve IPA 2 ndërmjet Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, për financimin nga BE-së të ndërtimit të objektit të përbashkët të vendakalimit kufitar”, thuhet në kumtesën e MPJ-së të Maqedonisë. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment