Kosova dhe Irlanda për forcimin e bashkëpunimit

 
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në takimin me ambasadorin e Irlandës në Budapest, jorezident për Kosovën, John Deady, ka shprehur vullnetin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Irlandës në të gjitha fushat.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen fuqishme të Irlandës dhënë Kosovës në vitet e kaluara, e veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008.

Hoxhaj ka informuar ambasadorin Deady edhe për zhvillimet e fundit në dhe rreth Kosovës, si dhe orientimet kryesore të diplomacisë kosovare për fuqizimin e gjithanshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, ambasadori irlandez, John Deady, ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij për rrugën e Kosovës drejt forcimit të shtetit në të gjitha aspektet.

Ai ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Irlandës për forcimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën nëpërmjet nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy shteteve, në disa fusha. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment