Kolumbi, sekuestrohen 12 ton kokainë

 
Forcat e sektorit të antidrogës kolumbiane njoftuan sekuestrimin e një sasie rekord kokaine prej 12 ton në një anije tregëtare në portin e Kartagjenës.

Zbulimi i drogës u bë i mundur me ndihmën e qenve anti-drogë në një ngarkesë me sheqer të papërpunuar me destinacion Verakruzin në Meksikë. Rezultatet e analizave laboratorike vërtetuan se droga ishte përzier me sheqerin e llojit brown sugar.

Autoritetet dyshojnë se lënda narkotike i përket një nga grupeve kolumbiane më të fuqishme të trafikut të drogës, Rastrojos.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment