Kodheli: Paralajmëroj Berishën të rri larg qendrave të numërimit, PS po zgjeron fitoren

Mimi Kodheli zëdhënësja e Partisë Socialiste për procesin zgjedhor në daljen e saj të radhës i bëri thirrje Kryeministrit Berisha, njëherësh kreut të Partisë Demokratike që të rrijë larg qendrave të votimit.“Falënderoj komisionerët për punën e bërë dhe durimin e treguar dhe u bëj thirrje të vazhdojnë punën deri në numërimin e votës së fundit. Paralajmëroj Sali Berishën të rrijë jashtë dhe larg qendrave të votimit, në respekt të ligjit dhe Kodit Zgjedhor dhe në respekt të procesit zgjedhor i cili nuk mund të mohohet që ka pasur problemet e veta”, u shpreh Kodheli.
Më tej ajo tha se, fitorja e Partisë Socialiste dhe e “Aleancës për të ardhmen” po zgjerohet edhe më tepër, pasi siç tha ajo sapo u numërua dhe kutia e fundit dhe u arrit rezultati spektakolar në bashkinë e Vlorës.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment