Kobo lançon librin e ri elektronik

 
I ashtëquajturi rivali më i fortë i librit elektronik të Amazon Kindle, Kobo, ka hedhur në tregun amerikan modelin e tij më të fundit, të pajisur me teknologjinë “Pearl E Ink”, që e bën më të ngjashëm me një libër tradicional.

Ky libër elektronik i Kobo ka një ekran 8.5-inch me prekje dhe ka një memorje 32 GB, që mund të mbajë deri në 30 mijë tituj. Por, numri i këtyre librave në arkivën e këtij tableti mund të rritet, pasi memorja e këtij libri elektronik mund të shtohet falë kartave microSD.

Çmimi i librit të ri elektronik të Kobo-s, i cili sapo ka dalë në treg, është 129.9 dollarë amerikanë. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment