Kjo është shefja më e mirë në botë

Shefja e gjigandit gjerman të makinerive, Trumpf, Nikola Lajbiner Kamyler, po revolucionin botën e punës. Tek ajo, gjithkush punon sa dëshiron e bën pushime aq sa të dojë. Nëse bëhesh nënë, merr deri në dy vite pushim. Të gjithë janë të lumtur, të gjithë duan të punojnë tek ajo. Vetë sindikatat janë të befasuara. “Kush është i ri kërkon të punojë më shumë, kush ka nisur të ndërtojë shtëpinë e tij, kërkon pushim, ne ia japim. Kështu të gjithë njerëzit vijnë tek ne,” thotë ajo. Dhe në fakt ka të drejtë. Kompania e saj është ndër më të mëdhatë në botë. Ka plot 8 mijë punonjës dhe ka një xhiro vjetore prej 1.34 miliardë euro. Trumpf udhëheq tregun botërore për makineritë me rreze lazer.

No comments:

Post a Comment