Kievi kërkon shpjegime për mbrojtjen raketore në Rumani.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se Kievi kërkon konsultime me Bukureshtin dhe Washingtonin në lidhje me propozimin për vendosjen e interceptorëve të raketave në Rumani.Kostantin Grishçenko tha se Bukureshti dhe Ukraina dëshirojnë të diskutojnë “të gjitha aspektet politike të kësaj cështjes në një kontekst më të gjerë të sigurisë së Europës”.

Bukureshti dhe Rumania mbajtën bisedime dy javë më herët për vendosjen e 24 interceptorëve të raketave në një ish bazë ajrore në Rumaninë jugore.

Ndërkohë, marrëveshja zemëroi Moskën, e cila tha se do të kërkojë garanci ligjore nga SHBA se nuk ka ndërmend të vendosin sistem të mbrojtjes raketore, që do të kishte në shënjestër forcat e saj strategjike nukleare.

Presidenti Dimitrij Medvedev tërhoqi vërejtjen se vendimi i SHBA-së do të shtyjë Moskën, “që të ndërmarrë masa hakmarrëse- diçka që nuk do të dëshironim ta bënim”.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment