KE: Nuk mund të ketë dy rezultate

 
Komisioni Europian nuk ia ndan sytë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Natasha Butler, zëdhënëse e komisionerit Fyle deklaroi sot se KQZ duhet të luajë rolin në respekt të plotë të kuadrit ligjor, transparences, në pavarësi totale nga presionet politike dhe se nuk mund të ketë dy rezultate, për zgjedhjet e 8 Majit në Tiranë.



Kete qendrim shprehu Butler kur u pyet nese anulimi i vizites se Presidentit Barroso perbente nje " larje duarsh" te BE-se nga situata aktuale ne Shqiperi.

“Pikë së pari, më lini të qartësoj se nuk ka patur asnjë lloj mosangazhimi në lidhje me Shqipërinë. Përkundrazi, Komisioni Europian, komisioneri Shtefan Fyle dhe Presidenti Barozo po vëzhgojnë nga shumë afër situatën aktuale që prej zhvillimit të zgjedhjeve më 8 Maj.Në veçanti, ashtu siç e kemi përsëritur, Komisioneri Shtefan Fyle e tha edhe në Parlament disa muaj më parë, se në 12 kriteret kyçe që u përcaktuan në Opinionin e vitit të kaluar për Shqipërinë, kriteri kyç i zbatimit të të gjitha masave, të të gjitha standarteve europiane dhe ndërkombëtare të procesit zgjedhor është një punë që duhet të bëhet nga vetë Shqipëria. Pra, në këtë kuadër, në mënyrë që standartet europiane të përmbushen është kyçe që Komisioni Qëndror Zgjedhor të luajë rolin e tij duke garantuar respektimin e kuadrit ligjor dhe në veçanti, transparencën e procesit. Ne të gjithë kemi kthyer një sy tashmë drejt transparencës së procesit. Roli i KQZ-së në veçanti është që të kthehet në rolin kyç që është ai i institucionit të pavarur në këtë proces. Ka një rol kyç për të luajtur prandaj po e vëzhgojmë nga shumë afër. Eshtë e rëndësishme që ky proces të zhvillohet absolutisht i lirë nga ndërhyrjet politike. Ju e dini se nuk mund të ketë dy rezultate të ndryshme për këto zgjedhje prandaj rezultati duhet të publikohet pa asnjë vonesë dhe të gjithë hapat duhen ndërmarrë në respektim të plotë të rregullave dhe procedurave. Ne po e ndjekim këtë zhvillim nga shumë afër tashmë dhe po e vëzhgojmë atë ditë pas dite, apo më saktë, orë pas ore”, u shpreh Butler.

Natasha Butler sqaroi serish edhe qendrimin e KE-se mbi kushtezimin e integrimit te Serbise me njohjen e Kosoves. Nga vizita e veshtire e Barrosos ne Ballkan, pas anullimit te Tiranes dhe deklaratave te keqinterpretuara nga mediat serbe gjate vizites ne Beograd, Presidenti i KE-se ndodhet sot ne Kosove, per te premtuar perspektiven europiane te vendit qe ende nuk njihet nga 5 anetare te BE-se.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment