KE: Barroso do vizitojë Shqipërinë kur të normalizohet situata

Bashkimi Europian ka dhënë arsyet e anullimit të vizitës së delegacionit të lartë në Shqipëri. Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësia e BE-së, Natasha Butler ka deklaruar se arsyet e shtyrjes së vizitës janë për shkak të zgjatjes së procesit zgjedhor. “Procesi zgjedhor po merr shumë kohë dhe procesi i numërit po zgjat shumë, ndaj ne kemi marrë vendimin për të anuluar këtë udhëtim të presidentit. Ai do të vizitojmë këtë vend sapo situata të normalizohet" theksoi Butler.
Sipas e zëdhënëses së KE-së Ahrenkilde Hansen theksoi se vizita e presidentit Barroso në Shqipëri do të humbte qëllimin e saj, i cili kishte të bënte me prosperitetin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Bulter e vuri gjithashtu theksion tek roli i madh që ka KQZ në këtë proces. "KQZ ka një rol kyç i cili është ai i respektimit të standarteve se të plotësimit të rregullave dhe veprimti sipas ligjit. KQZ ka gjithashtu edhe një rol kyç të rëndësishëm në rezultatin në numërim dhe transparencën e rinumërit. Ndaj KQZ duhet të lënë që të bëjë rolin e saj për të tranparencë, duke i nxjerrë sa më shpejt të jetë e mundur këto rezultate, që më pas dhe ne të shohim rezultatin" deklaroi Butler
Presidenti i Komisionit Europia Hose Manuek Barroso, shefi i komisioni europian Stefan Fyle kishin planifikuar një vizitë në Shqipëri, ditën e premte. Kjo vizitë u anualua një ditë më parë menjëherë pas konflikteve në KQZ dhe jashtë saj, dhe tensionimin e situatës.

(ikub.al)

No comments:

Post a Comment