Karanka lëvdon Ronaldon

 
Zëvendëstrajneri te Real Madridi, Aitor Karanka thotë se ai është i fascinuar nga Cristiano Ronaldo, pas paraqitjes impresive të portugezit në shkatërrimin prej 8-1 të Almerias të shtunën mbrëma.

“Statistikat e Ronaldos janë të jashtëzakonshme. Ai është i talentuar, i fortë dhe ambicioz. Ai theu rekordin sepse është thjesht fantastik”, theksoi Karanka.

Ronaldo theu rekordin e Telmo Zarras dhe Hugo Sanchez për numrin e golave të shënuar gjatë një sezoni në La Liga, përderisa njëkohësisht theu rekordin e Lionel Messit për numrin e golave të shënuar në të gjitha garat. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment