Kanë, polemika për dokumentarin mbi Dianën

Kanë, polemika për dokumentarin mbi Dianën
Deri tani fotoja nuk ishte publikuar ndonjëherë, të paktën jo në Angli. Është konsideruar shumë e dhimbshme për anglezët pamja e Lady Dianës së vdekur në Mercedesin e zi që ishte përplasur me kollonat e tunelit të Almas në Paris, mbrëmjen tragjike të 31 gushtit 1997.
Vendimi për të mos e bërë publike duke evituar ndezjen gjakrave të mbështetësve të saj, tani është shkelur teksa pamjet do t’i tregohen të gjithë botës në dokumentarin “Unlawful Killing”, që do të prezantohet në Kanë këtë të premte.
Imazhet, shkruan “Daily Mail”, nuk do të priten mirë nga William dhe Harry, të cilët megjithatë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për të mos bërë publicitet për “Unlawful Killing”.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment