Kanë lënë shtetësinë shqiptare, rezultojnë votues 104 shtetas

TIRANE-Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga data e zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit, lista përfundimtare e votuesve rezulton ende me shumë probleme. E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se nga 184 personat që e kanë lënë shtetësinë shqiptare gjatë tetë muajve të fundit, 104 prej tyre figurojnë si zgjedhës në ish-qendrat e tyre të votimit. Prej tyre, 49 rezultojnë vetëm në Tiranë, ndërsa të tjerët në Korçë, Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier etj.

E perditshmja sjell gjithashtu ne kujtese se ne datën 9 prill 2011, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni deklaroi se “lista i është nënshtruar pastrimit të dublikimeve, heqjes së 100- vjeçarëve, heqjes së personave që kanë lënë shtetësinë duke e bërë listën shqiptare të një cilësie dhe të një standardi mjaft të lartë”.

GSH boton sot të plotë listën e 104 personave, që me dekret të presidentit Bamir Topi, e kanë lënë shtetësinë shqiptare, por që Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile iu ka dhënë të drejtën e votës në zgjedhjet e së dielës.
(www.balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment