Kandidatet femra për kryetare komune, vetëm 1.3 %

Partitë politike janë treguar shumë të "shtrënguara" në propozimet e kandidateve gra ose vajza për kryetare të njësive vendore dhe këshillat e këtyre njësive. Ky është konkluzioni i raportit të parë për monitorimin e zgjedhjeve realizuar nga Forumi i vëzhguesve vendorë për monitorimin e pjesmarrjes së grave e vajzave në zgjedhje, mbështetur nga UN Women.




Në prezantimin e këtij raporti ishin përfaqësues të shoqërisë civile si edhe nënkryetarja e KQZ, znj. Dëshira Subashi.
Në 48 bashkitë e qarqeve që monitorohen nga Forumi kandidojnë për kryetar 126 individë, janë gra vetëm 3.9%. Për kryetar në 92 komunat e këtyre qarqeve, janë gra vetëm 3.1%.

Drejtoresha e Qendrës së Aleancës Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti theksoi se forumi ka qenë aktiv në 7 qarqe të rrethit dhe konktretisht në Kukës, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. "Kuota 30 % për këtë përfaqësim në këshillat vendorë nuk është respektuar në asnjë rast. Veç kësaj janë të shpeshta rastet kur gratë ose vajzat kandidate janë të renditura pas mesit të listës.

Kjo dukuri është edhe më e shpeshtë në listat për këshillat e komunave", pohon Mirela Arqimaudriti duke shtuar se forumi ka aktivizuar 55 vëzhgues afatgjatë dhe 270 vëzhgues afatkurtër ndër të tjera të trajnuar edhe për parimet bazë të kodit Etikës për të siguruar një vëzhgim ta paanshëm dhe profesional.


(www.shekulli.com.al/2011/05/05/kandidatet-femra-per-kryetare-komune-vetem-13.html)

No comments:

Post a Comment