Kadillaku i blinduar i Obames ngec tek dera e ambasades! (VIDEO)

Super makina e blinduar Kadillak prej tetë tonësh u soll enkas nga SHBA për të transportuar Obamën në Irlandë.

Por, në momentin që po dilte nga ambasada amerikane në Dublin, makina ngec tek dera duke detyruar çiftin presidencial të zhvendoset në një makinë tjetër.

Kadillaku i blinduar i sjell nga SHBA quhet Bisha, peshon tetë tonë dhe arrin një shpejtësi prej 100 km/h me një konsum qe arrin në 35 litra/100 km. Makina është 5,5 metra e gjatë dhe kushton 1,5 milion dollarë.

Makina ka një blindim prej 20 cm tek dyert, është e pajisur me automatik dhe me tuba me gaz lakrimogjen.

No comments:

Post a Comment