Juventusi përshëndetet nga Liga e Kampionëve?



Juventusi nuk ka arritur që të mbajë epërsinë e dy golave kundër Chievos duke barazuar në fund me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 36 të Serie A.

Gjërat filluan shumë mirë për Juventusin pasi në minutën e 13 ikona e klubit, Alessandro Del Piero shënon nga penaltia për epërsinë e Biankonerëve.

Me epërsi minimale të Juventusit përfundon dhe pjesa e parë, pjesë kjo që ishte monotone dhe me shumë pak raste për shënim.

Në minutën e 55 golashënuesi i golit të parë, Del Piero dhuron një top të mirë për Matrin i cili dyfishon epërsinë e Biankonerëve.

Mirëpo në vazhdim ndodhi ajo që nuk ka pritur askush.

Në minutën e 68 Fernando Uribe shënon për të zbutur epërsinë e Juventusit ndërsa një minutë më vonë Gennaro Sardo shënon për të barazuar rezultatin.

Deri në fund të takimit Juventusi bëri përpjekje për të barazuar rezultatin por pa sukses dhe kështu ky takim përdundon me rezultat 2-2.

Me këtë barazim Juventusi mbetet në vendin e shtatë me 57 pikë, pesë më pak se Udinese që është në vendin e katërt vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.

(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment