Jose Manuel Borroso viziton së shpejti Kosovën


Drejtori për zgjerimin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e asistencës për Kosovën nga Komisioni Europian dhe ka rikonfirmuar qëndrimin e qartë të KE-së, për perspektiven europiane të Kosovës. Mirel është shprehur kështu gjatë një takimi me Zv/kryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Gjatë takimit u bisedua për veriun e Kosovës, për arritjet e Ministrisë së Drejtësisë, për bashkëpunimin me EULEX-in si dhe për proçesin e liberalizimit të vizave.

Në këtë takim u bë e ditur së kryetari i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, do të vizitojë së shpejti 
Kosovën.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment